BBVA

Degjeneron debati mes Ilnisës dhe Françeskës në BBV: Hajde më afër, a ke të pasme?

Një konflikt i papritur ka shpërthyer mes dy banoreve të “Big Brother VIP”, gazetares Ilnisa Agolli dhe modeles Françeska Murati, për një shkak të pazakontë – një banane.

Françeska ka akuar Ilnisa-n për sjellje jo të përshtatshme pasi kjo e fundit hapi një banane dhe më pas nuk e konsumoi atë, duke e lënë të pangrënë.

Debati u intensifikua kur Ilnisa iu drejtua Françeska-s me një ton të ashpër, duke i thënë: “Nuk ke ardhur këtu për të bërë spektakël erotik me mënyrën se si e hap bananen,” dhe shtoi se Françeska duhet të kishte më shumë respekt dhe të mos tallet me ushqimin.

Situata u bë edhe më e tensionuar kur Françeska iu përgjigj me provokime, duke e sfiduar Ilnisa-n të vijë më afër dhe duke i thënë: “hajde më afër, a ke b*thë?”.

Në këmbim, Ilnisa akuzoi Françeska-n për sjellje të pahijshme, duke i kujtuar se nuk është e përshtatshme të drejtojë të pasmet kështu.

Debati arriti kulmin kur Ilnisa i tha Françeska-s: “Ajo është e Fationit, shko jepja dhe ushqeja,” ndërsa Françeska i hodhi bananen pranë dhe e sfidoi të hanë të dyja. Ironitë dhe replikat e forta vazhduan, duke e bërë incidentin një nga momentet më të përfolura të ditës në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ky shkëmbim i fjalëve përplasi dy karaktere të kundërta dhe tregoi se tensionet mund të lindin edhe nga çështje të vogla si sjellja rreth ushqimit, duke e bërë vendin e “Big Brother VIP” një are për konfrontime të papritura dhe zbulime të karaktereve të banorëve në situata jo të zakonshme.