Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 13 vjetorin e vdekjes së Rugovës

Në 13 vjetorin e vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova, LDK Dega në Zvicër organizoi Akademi Përkujtimore.

Në emër të degës, këtë akademi e hapi kryetari i kësaj dege Arif Baftiu. Baftiu përshëndeti të pranishmit dhe foli për personalitetin e Presidentit Rugova, me theks të veçantë për përkrahjen, takimet dhe kontaktet që presidenti i pati me mërgatën.

Në emër të kryesisë dhe kryetarit Mustafa, foli sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.

Beqiri me këtë rast foli për biografinë e Presidentit Rugova, i cili u nda nga jeta para 13 vitesh.

Ai poashtu foli edhe për një përkrahje të veçantë dhe përkushtimit të Presidentit Rugova për mërgatën, në veçanti për degën e Zvicrës.

Sekretari Beqiri veçoi miqësinë që Rugova kishte krijuar me shumë politikanë e diplomatë botëror.

Duke folur për mungesën që Rugova la në gjithë Kosovën, Beqiri përfundoi duke thënë se ishim me fat që jetuam në kohën e Rugovës.

Të pranishëm ishin edhe kryetari i degës së Kamenicës Shaip Surdulli, Salih Morina koordinator për degën e Zvicrës dhe Bahtir Kastrati kryetar i degës së LDK-së në Belgjikë.