Dega e LDK-së në Deçan anulon të gjitha aktivitet politike sot dhe nesër pas rastit tragjik në Pejë

Pas rastit tragjik që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ku mbetë të vdekur dy zyrtarë të PDK-së, Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Deçan ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy viktimave.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Deçan shpresh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Kadrijaj dhe Ademaj me rastin e vdekjes së familjarëve të tyre mbrëme në Pejë”, thuhet në postim.

Ndër të tjera Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Deçan ka njoftuar se në shenjë respekti e nderimi LDK dega Deçan ka anuluar të gjitha aktivitet politike sot dhe nesër.

Postimi i plotë: