Defekt në gypin e ujit, mbesin pa ujë disa lagje të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa lagje të kryeqytetit kanë mbetur pa ujë të pijes di pasojë e një defekti në gypin e ujit.

Pa ujë kanë mbetur: Veterniku, Çagllavica, lagjet Nic, Qershia dhe Qëndresa.

“Për shkak të një defekti në gypin e ujit , pa furnizim me ujë janë Çagllavica, lagjja Nic, lagjja Qershia, lagjja Qëndresa dhe Veterniku pjesa kah Rezonanca”, thuhet në njoftim.