Dedikimi prekës i Labit për babanë e tij

Moderatori, Labinot Gashi ka përkujtuar babën e tij në dhjetë vjetorin e tij të vdekjes.

Në rrjetet sociale ai ka treguar se sa i lidhur ishte me babanë e tij.

Më poshtë gjeni shkrimin e tij:

Sot 10 vjet më parë mbetet dita më e vështirë e jetës time. Ishte mëngjesi i parë që po e nisja pa ty babë. Shumë jam menduar atë ditë, e edhe më shumë ditëve të tjera pas saj, duke e pyetur veten se si do të mundem t’ia dal pa ty. E kam ndjerë aq fort, çdo herë, forcën tënde, energjinë që ke ditur të ma japësh edhe kur fizikisht s’të kisha më afër.

Edhe tani që po e shkruaj këtë kujtim po e ndjej praninë tënde. Babë, sot 10 vjet pas ikjes tënde fizike, unë po besoj që ia kam dalë t’i realizoj ëndrrat që ti mi dite. Dashurinë dhe përkushtimin për familjen nuk e humba, por po më ngel merak që nuk ishte edhe pak që ta shihje suksesin e dashurinë e madhe që njerëzit çdo ditë më kanë dhënë këto vite. Uroj që ti të ishte këtu sot, se ti je meritori për të gjitha arritjet e mia, e do të doja të të tregoja se sa shumë ka njerëz që më thonë çdo ditë ‘Lum prindërit që të kanë!’

Babë, mungesa e dashuria për ty nuk matet me këto rreshta, e as me suksesin e kësaj bote, ama është ajo dashuri që na ka udhëhequr në jetë, e për këtë falënderues përjetësisht do të jemi.