video

Dedikim për Loredanën? Mozzik sapo i tha të gjitha për ‘Dhelpër dinake’

Reperi Mozzik ishte protagonist i NIN-it të parë për këtë sezon.

Në një intervistë ekskluzive për Alaudin Hamitin, ai shpalosi shumë detaje në lidhje me të rejat në jetën private dhe karrierën.

Mes tjerash, pashmangshëm, Mozzik u pyet për projektin ‘Dhelpër dinake’, projekt i cili u publikua pak ditë më parë dhe theu çdo rekord me shikime në Youtube.

Ai në mënyrë tejet evazive u përgjigj nëse kënga është dedikim apo jo duke dhënë të vërteta ‘të pjesshme’.

‘Kënga është punu para dy viteve, nuk po rrej. Është punu para dy viteve. Erdh një kohë, çast, moment jetësor, të palidhur me pjesët e jetës time private, thjesht mu dok se i ka ardhë koha si këngë. E ndjeva që është obligim me publiku një kangë të mirë. Nuk e kisha quajtur dedikim, ma shumë e kisha quajtur në kornizën e pjesës jetësore. Derisa them kështu, është një lloj dedikimi por jo direkt. Ka të bëjë me metaforizëm të një artisti’ – është shprehur Mozzik.

Intervista e plotë në videon më poshtë.

loading…