Dedaj: Shqiptarët e besimit mysliman e katolik, e bënë luftën bashkë

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, me të lexuar aktakuzat e Prokurorisë së Gjykatës Speciale, ku thuhet se “janë vrarë katolikë”, ka reaguar duke thënë se shqiptarët e besimit mysliman e katolik, e bënë luftën bashkë.

Dedaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar Serbia vrau shqiptarë në Kosovë, pa dallim a ishin të besimit katolik apo mysliman, kurse shqiptarët e bënë rezistencën së bashku kundër diktaturës dhe pushtetit policoro ushtarak të Serbisë së Millosheviqit, as si mysliman dhe as si katolik, por si shqiptar: “vëllëzër të një gjaku e një gjuhe”.

Ambasadori Dedaj ka theksuar se nuk qëndron asnjë tezë apo akuzë, se UÇK-ja, gjoja kishte vrarë katolikë.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Shqiptaret e besimit musliman e katolik, e bene luften bashk, u vrane dhe rane per liri bashk dhe u varrosen ne varreza te perbashketa, si vellezer te nje gjaku e nje gjuhe, si deshmore e martir per liri te Kosoves, kunder te te njejtit armik te perbashket, siq ishte Serbia e Millosheviqit!

Serbia vrau shqiptar ne Kosove, pa dallim a ishin te besimit katolik apo musliman, kurse shqiptaret e bene rezistencen se bashku kunder diktatures dhe pushtetit policoro ushtarak te Serbise se Millosheviqit, as si musliman dhe as si katolik, por si shqiptar, vellezer te nje gjaku e nje gjuhe, jetuan bashk, luftuan bashk dhe rane deshmorè e martir se bashku, madje edhe u varrosen ne varreza te perbashketa!

Propaganda e ish pushtetit kriminal te Millosheviqit, deshironte dhe punonte per perqarje  fetare dhe provoj t’a paraqiste luften e Kosoves si lufte fetare, ashtu siq kishte bere propagande ne Bosnje,si lufte kunder muslimanve, duke synuar heshtjen e botes perendimore, e cila fakeqesisht ndodhi ne Bosnje, ma pasoja te mdha, e mijera viktima te pa fajshme,mirepo kjo propagande serbe, nuk kishte efekte ne Kosove, ku shqiptaret nuk bene rezistence fetare, por etnike, kombetare dhe jetike, per mbijetese dhe liri, kunder spastrimit etnik dhe gjenocidit serb!

Nuk qendron asnje teze as akuze, se UÇK-ja, gjoja kishte vrare katolik, duke i vequar krahas serbve, romve  dhe ashkalinjeve!

Katoliket e Kosoves, ishin vrare nga serbet, ashtu siq ishin vrare vellezerit e tyre shqiptar te besimit musliman, per lirine dhe pavaresine e Kosoves!