Dedaj: Ekstradimi i Morinës në Serbi mund të prishë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar ndaj mundësisë së ekstradimit të ish luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në Serbi.

Sipas tij nëse kjo eventualisht ndodhë atëherë mundë ndikojë direkt në raport mes dy vendeve.

Diplomati kosovar ka bërë të ditur se po zhvillon takime intensive për lirimit e ish ushtarit të UÇK-së.

Dedaj, shtoi se beson se një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe përkundër insistimit të Serbisë.

Tomor Morina është ndaluar në kufirin Kosovë-Maqedoni në pikën kufitare në Bllacë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, me fletarrest të lëshuar nga Serbia.

loading…