Deda: Raportet me Amerikën s’janë të mira, Trump është i paparashikueshëm

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka folur për raportet e vendit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deda ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se “është e vërtetë që raportet me SHBA’në nuk janë të mira”.

“Është e vërtetë që Administrata Trump është e paparashikueshme”, është shprehur ai më tej.

Deda ka thënë se presidenti Donald Trump “ka politikë të jashtme komplet tjetër, dhe nuk do që thirret në të kaluarën”.

“Ne nuk jemi specialë për të”, është shprehur Deda në T7. Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka theksuar se Trump “shikon sot dhe në të ardhmen, nuk do ta shikojë të djeshmen hiç”.

Trump “do që ta kryejë sa më shpejtë” problemin Kosovë-Serbi, ka vlerësuar Deda.