Ilir Deda

Deda: Ndërkombëtarët po na thonë se Serbia ka avancuar, opozita nuk është e bashkuar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Ilir Deda, ka folur në T7 për dallimet mes pozitës dhe opozitës rreth udhëheqjes së dialogut nga presidenti Hashim Thaçi, dhe rreth planit të shefit të shtetit për të biseduar për “korrigjim kufijsh” me Serbinë, shkruan Gazeta Blic.

Deda ka bërë të ditur se faktori ndërkombëtar e ka porositur spektrin politik në vend që të bashkohet sa më parë.

“Ndërkombëtarët thonë se Serbia ka avancuar”, ka deklaruar Deda.

Deda ka folur  edhe për rezolutën që parasheh ta ndaloj presidentin Hashim Thaçi që të flas në Bruksel për kufijtë e Kosovës.

“ Jam befasuar që kjo rezolutë s’ka kaluar. Kjo më ka bërë të ndihem keq. Ky fakt ka treguar se edhe opozita nuk është e koordinuar dhe aspak e bashkuar. Kuvendi tash është në gjendje të rëndë. Ky Kuvend nuk po mund ta votoj asnjë rezolutë”, ka thënë Deda.