Mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Declan Rice mbrëmë shënoi dy eurogola ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Siç raporton “defensacentral”, lojtari i “topçinjëve” pas ndeshjes u fut në dhomat e zhveshjes te Real Madridi.

Ai kishte vetëm një qëllim, ta takonte Luka Modricin, mesfushorin kroat.

Por, pasi u takua me Modricin, Declan Rice pati një “problem” me bashkëlojtarin e tij, Thomas Party. Të dy donin fanellën e lojtarit kroat.

Siç shkruhet në portalin “defensacentral”, Luka Modric i gëzoi të dy lojtarët e Arsenalit, duke ia dhuruar fanellat.

Ndeshja e kthimit mes Real Madrid dhe Arsenalit (0:3), zhvillohet javën e ardhshme në “Santiago Bernabeu”.