Deçani zbulon pllakën falënderuese për Gjeneralin Mattis (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka nderuar dhe falënderuar Gjeneralit James Mattis dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ku në shenjë falënderimi ka bërë edhe zbulimin e pllakës falënderuese për Gjeneralin Mattis.

Ramosaj këtë njoftim e ka bërë përmes të një video të postuar në facebook.

Kjo mirënjohje është për kontributin e veçantë që ish-sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, dha në themelimin e Ushtrisë së Kosovës.