Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Hamdi Lok Komoni (numri 51), ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve të Deçanit për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e besimit dhe përkrahjes që, sipas tij, e motivojnë për të mos u dorëzuar.
Në një postim publik, Komoni u shpreh se Deçani i ka dhënë forcë dhe besim, duke kujtuar arsyen pse angazhimi politik duhet të vazhdojë pa hezitim. Ai falënderoi gjithashtu qytetarët për mbështetjen e palëkundur ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe për përkrahjen personale që i është dhënë atij “pa kushte”.
“Deçani nuk flet me fjalë të mëdha, por me zemër të madhe”, ka shkruar Komoni, duke e cilësuar mbështetjen e qytetarëve si një mirënjohje








