Deçani i përgatitur në rast të prekjes me koronavirus

Deri më tani në Kosovë janë evidentuar 19 persona me koronavuris.

Sipas Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më tani janë identifikuar 19 persona me koronavirus.

Duke e parë këtë gjendje, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka marrë masa kundër COVID-19, edhe pse në këtë komunë akoma nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus.

Përmes një njoftimi për medie është bërë e ditur se që nga 11 marsi është themeluar edhe shtabi komunal emergjent.

Njoftimi i plotë i Komunës së Deçanit:

Komuna e Deçanit është duke ndërmarrë një sërë masash si pjesë e vendimeve të Qeverisë së Kosovës për të përballuar gjendjen e krijuar pas shpërthimit të koronavirusit edhe në vendin tonë.

Me vendim të kryetarit, Bashkim Ramosaj, më 11 mars është formuar shtabi komunal emergjent, i cili ka ndërmarrë masa konkrete për të mbajtur situatën në kontroll.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) është pajisur me mjete mbrojtëse për punë, por ka mungesë të barnave nga lista esenciale.

Po ashtu, është vendosur tenda në hyrje të QKMF-së dhe pajisja me mjetet adekuate dhe është bërë dezinfektimi ditor i objektit.

Ekipi komunal i dezinfektimit ka bërë dezinfektimin e të gjitha objekteve publike në komunën e Deçanit.

Inspektorati Komunal sipas rekomandimeve dhe vendimeve të marra nga shtabi emergjent, ka kryer inspektimin e rregullt në të gjithë operatorë t ekonomikë dhe institucionet tjera ku janë pajisur edhe me mjete të punës nga komuna e Deçanit si maska, dorëza, dezinfektues.

Inspektorati i komunës është duke u kujdesur për aplikimin e masave mbrojtëse nga operatorët ekonomikë siç janë marketet, furrat e bukës, pompat e derivateve etj.

Stacioni Policor në Deçan është pajisur me mjetet e nevojshme doreza, maska, dezinfektues, dhe njëkohësisht është bërë edhe dezinfektimi i objektit të këtij stacioni.

Zjarrfikësit në Deçan po ashtu janë pajisur me mjetet e nevojshme doreza, maska, dezinfektues, rroba mbrojtëse dhe njëkohësisht është bërë edhe dezinfektimi i objektit të këtij stacioni.

Punëtoret e ndërmarrjes komunale ,,Higjiena,, të cilët merren me pastrimin e qytetit dhe ekonomive familjarë të komunës së Deçanit që kanë të përfshirë 100% të territorit, janë të pajisur me rroba mbrojtëse, doreza, maska, dezinfektues etj.

Stafi i reduktua r i komunës janë pajisur me mjetet mbrojtëse si doreza, maska dhe dezinfektues. Po ashtu edhe KEDS-i dhe Posta që operojnë në Deçan janë pajisur nga ne me maska mbrojtëse.

Është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve kryesore të qytetit të Deçanit, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe uji të pijes është i rregullt.

Sfidat që përballet shtabi emergjent dhe komuna janë mungesa e vazhdueshme me pajisje standarde të personelit shëndetësor, mungesa me gjëra elementare për qytetarët e Deçanit, me theks të veçantë mielli.

Problem ka nisur të bëhet skema sociale e familjeve me nevojë për gjera ushqimore të cilët kanë drejtuar kërkesa të shumta adresuar komunës së Deçanit.

Shtabi emergjent, ka bashkërendim të detyrave me të gjitha institucionet që operojnë në komunën e Deçanit, siç janë punëtoret shëndetësorë, policinë, zjarrfikësit, kompaninë higjiena, inspektoratin e me theks të veçantë me kryetarët e fshatrave.