Deçanasit nuk i ndal as koronavirusi, as qeveria

Edhe pse Qeveria e Kosovës, tash e sa ditë ka vendosur për kufizimin e lëvizjës së qytetarëve dhe automjeteve, disa persona nuk po i përfillin ato.

Një grup qytetarësh, janë mbledhur të Liqeni i Radoniqit në Gjakovë, ku edhe shihen afër njëri-tjetrit, pa mjete mbrojtëse e jashtë orarit të lëvizjes.

Sipas informacioneve, ata janë nga fshati Ratish i Ulët i Komunës së Deçanit.

Madje me krenari njëri nga ta kishte postuar fotografitë në Facebook, ku kishte përshëndetur nga karantina.

“Përshendetje nga Karantina”, ka shkruar M.M.