Deçanasi që u arrestua në Serbi, arrin në vendlindje

Abaz Beqiraj nga fshati Baballoq i Deçanit, i cili u arrestua dy ditë më parë nga autoritetet serbe në kufirin Hungari-Serbi është liruar sot dhe është kthyer në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij.

Ai e ka publikuar një fotografi të babait të tij pas mbërritjes në Kosovë.

Kujtojmë se ditët e fundit 3 kosovarë janë arrestuar nga serbët dhe organet kompetente heshtin përballë rasteve të tilla.