Deputeti Daut Haradinaj ka përgëzuar kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, për përkushtimin në zhvillimin e infrastrukturës në komunë, veçanërisht në zonën e quajtur “Podi i Gështenjave”
“Ramosaj s’po din me u ndal! Kjo pamje dëshmon përkushtimin për zhvillim,” ka shkruar Haradinaj, duke theksuar se rrugët e shtruara janë dëshmi konkrete se puna po flet më shumë se fjalët.
“Podi i Gështënjave” gjatë luftës ishte pikë e forcave kriminele serbe, nga ky ushtria bombardonte fshatrat e Deçanit dhe pikat e UÇK-së. /Ballkani.info/







