Komisioni për Arsim po vazhdon tutje, ku të pranishëm janë përfaqësues të SBASHK’ut dhe ministrat Arbërie Nagavci e Hekuran Murati.

Fjalën deshi ta marrë Eman Rrahmani, deputet i VV’së, por këtë gjë nuk ia lejoi kryetari i komisionit, Ardian Gola me arsyetimin se duhet veç ata që janë anëtarë të këtij komisioni.

“Qëllimi jem është më kontribu. Nuk kam ardhur me ju fy, linçu mirëpo. Ju si kryetar i komisioni nuk duhet me bo marrëveshje me asnjë grup që e cenon punën time si deputet’’, tha Rrahmani.

“Për mu është me u respektu vullneti popullor’’, ia ktheu Gola.

Kujtojmë që Rrahmani sot kritikoi Qeverinë dhe mbështeti sindikatat për grevën.