Debati kundër idesë së Thaçit, pozita pengon Hotin e Konjufcën

Shefat e grupeve opozitare parlamentare patën disa pengesa derisa sot mbajtën fjalët e tyre në seancën e jashtëzakonshme ku po zhvillohet debat për idenë e Presidentit Thaçi për ndryshimin e kufijve.

Derisa Avdullah Hoti i LDK’së po fliste kundër idesë së Presidentit Thaçi që me Serbinë të flitet për prekjen e kufijve, ai u detyrua të ndalë fjalën e tij për shkak të zhurmës që po e bënin disa prej deputetëve.

E më vonë kundër idesë së Thaçit foli edhe Glauk Konjufca i Vetëvendosjes. Ky i fundit kur u pengua gjatë fjalimit të tij, u kthye kah zëvendëskryeministri Dardan Gashi dhe i kërkoi atij të mos e pengonte.

“Nuk po bëjmë debat, se unë e kam fjalën”, i tha Konjufca Gashit, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të VV’së e vazhdoi të flasë kundër idesë së Thaçit, që sipas tij, po e konteston shtetësinë e Kosovës, duke i ofruar Serbisë të flasë për territor.