Në prime-n e kaluar të “Big Brother Vip”, ka shpërthyer një debat mes moderatores Einxhel Shkira dhe aktorit të njohur Donald Veshaj
Ajo akuzoi Donaldin dhe Romeon, se nuk e kishin paguar për punën që ajo kishte bërë, pasi dyshja kishin bashkëpunuar në një emision.
Pas kësaj ka reaguar babai i moderatores përmes një postimi në “Facebook”.
Babai i Einxhel ka kërkuar nga televizioni ku kanë punuar që të publikojnë kontratën e firmosur nga të dyja palët si dhe dëshminë që ajo është paguar për kohën sa ka qenë pjesë e emisionit “Binjakët”.








