Debate dhe replika, Shyherete Behluli me këtë veprim “ua merr zemrën” diasporës

Këngëtarja lanson këngën e re.

Këto ditët e fundit kemi pasur debate të shumta për disa deklarata nga gazetari, Valon Syla lidhur me diasporën.

Gazetari për shkak të deklaratave u sulmua nga një person në një rrugë në Prishtinë, përcjell lajminet.

Përveç reagimeve nga figurat politike kishte edhe nga artistët e estradës pasi që pothuajse të gjithë mbajnë mbrëmje muzikore në diasporë dhe argëtojnë shqiptarët atje.

Pas gjithë këtyre deklaratave, këngëtarja Shyhrete Behluli ka publikuar një projekt muzikor kushtuar gurbetqarëve.

“Gurbetqar emrin e kam“, mban titullin kënga.