Debat i ashpër mes Vivien dhe Mbresës

Vivien dhe Mbresa kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën derisa ishte duke u plotësuar lista e ushqimeve nga banorët e Big Brother Vip Kosova.

Ato të dyja ishin në mesin e banorëve që ishin duke u marrë me atë çështje.

Në një moment Vivien i largoi dorën Mbresës: “Mos e vendos dorën në listë, ashtu si unë”.

Për këtë gjë Mbresa nuk reagoi mirë duke e kundërshtuar Vivienin.