Debat i ashpër Kurti-Abdixhiku: A je mirë – ruane racionalitetin dhe qetësinë

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kurti tha se “para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri të Kosovës shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale”.

E më pas reagoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Çfarë po flet  kryeministër, çështja e çarmatimit nuk është pjesë e dialogut, a je edhe kryeminisër i veriut të Kosovës, ku e ke ministrin e brendshëm. A je mirë”, ka thënë Abdixhiku.

Më pas Kurti e kishte një kërkesë për Abdixhikun, por edhe për deputetët e tjerë.

“Ruane qetësinë dhe racionalitetin. Apo më sugjeroni mua të ndërhy me forcë në veri”, pyeti Kurti.

Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon.