Dea Mishel e habitur nga komentet e ish-banorit të “BBV”: E kam marr inat

Dea Mishel Hoxha e nisi këtë mëngjes me një intervistë në “Wake Up” në Top Channel.

Teksa foli për marrëdhëniet me ish-banorët pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ajo tha se i ka ngelur hatri vetëm me njërin prej tyre. Dea Mishel citoi në studio një deklaratë që Beati ka bërë për të.

“Nuk ndodhi asgjë me Dean, ajo kishte disa ngacmime që i bënte herë pas here. Natën që do flinim jashtë më pyeti se ku do flesh e me kë do flesh. I thashë do fle afër Maestros. E mirë më tha do fle afër teje.

Ato janë ngacmime, po nuk i jam afruar. Më vinte keq se dukesha sikur sillesha keq me të, po nuk e ndjeja, nuk kisha se çfarë bëja. Nuk bënim muhabet. Mundohesha që të mos i jepja më shumë afrimitet që mos ta keqkuptonte”.

Dea Mishel u shpreh se kjo deklaratë e modelit e ka bërë për të qeshur, pasi në asnjë moment nuk ka flirtuar me të.

“U duk sikur ka lexuar akuzat për mua që jam flirtuese dhe i ka shtuar edhe ai këto akuza. Nuk e kam ngacmuar në asnjë moment”.

Arkitektja rrëfeu në “Wake Up”, disa situata të sikletshme me njerëz që e kanë kërcënuar në rrjetet sociale dhe në publik.

“Një ditë, më ndoqën disa njerëz në këmbë. Sikur kishin një muhabet të pasqaruar me mua. Kishin pirë pak. Hipa në makinë dhe ika. Kur kam qenë brenda shtëpisë, kishte njerëz që kishin shkruar në Instagram-in tim, ta di shtëpinë, do vij dhe do të të vras. Se di pse mendonte se unë do ti lexoja ato mesazhe, se kam qenë brenda”.

Gjatë reality show-t, Dea Mishel tregon se u bë më e ashpër për të përballuar eksperiencën.

“Nuk kam nerva apo shpërthime ekstreme. M’u desh të ndrydhja anën time, që i merr gjërat lehtë, anën time feminile. Aty u bëra më e ashpër”.