De Rossi debuton me gol dhe merr ovacione, por Boca eliminohet nga Kupa (Video)

Një gjysmë përrallë. E tillë mund të përkufizohet debutimi i Daniele De Rossit me Boca Juniors.

Ish kapiteni i Romës u aktivizua titullar për 77 minuta në sfidën e Kupës së Argjentinës kundër Almagros, ku pa u mbushur gjysmë ore lojë shënoi me kokë duk i dhënë epërsinë ekipit të tij të ri.

Por për befasinë e gjithëve, skuadra nga divizioni i dytë në Argjentinë arriti të barazonte me Martinez dhe në ruletën e penalltive për Bocan mundi të shënonte vetëm Tevez, teksa peshuan shumë ekzekutimet e gabuara të Mac Allister, Hurtado e Salvio.

Në aspektin personal, debutimi i De Rossit ishte për t’u vlerësuar. Ai u rreshtua para mbrojtjes dhe nuk ka gabuar qoftë një pasim.

Pas 15 minutave lojë u bë protagonist me një asist për Salvion, goli i të cilit u anulua për pozicion jashtë loje. Mori ovacionet e tifozëve, për gjithçka bëri në fushë, por fundi ishte i hidhur, pasi Boca u eliminua para kohe nga Kupa.

https://www.youtube.com/watch?v=RVEHjy3ANv4

loading…