De Bruyne mund të mungojë kundër Dinamo Zagrebit

Lojtari belg ka luajtur një rol kryesor në fitoren e City kundër Shakhtar Donetsk në lojën e parë të Ligës se Kampionëve

Kevin De Bruyne, ka munguar në stërvitjet e Manchester City për ndeshjen e parë në shtëpi kundër Dinamo Zagrebit.

De Bruyne u zëvendësua në fitoren 3-1 të shtunën në Premier Ligë kundër Evertonit, por duket se ka një problem me një lëndim në gju.

“Është një moment jo i mirë për skuadrën, por kjo na bën ne edhe më të fortë për muajt në vazhdim”, ka thënë Guardiola për gazetarët para ndeshjes.

“Ne kemi qenë të gjithë së bashku. Nuk është justifikim kjo gjë”.

“Ne nuk duhet që të dorëzohemi para sfidave tona këtë vit. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë në të gjitha ndeshjet. Mendoj se ne kemi mjaftueshëm lojtarë që të përballemi me këtë problem”.

loading…