Dalin rezultatet e 11 pacientëve të dyshuar për koronavirus në Kosovë

Rezultatet e 11 rasteve që janë paraqitur gjatë ditës së sotme si të dyshuara për koronavirus në Kosovë, kanë dalë negative.

Kjo është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, e cila ka thënë se kjo informatë është pranuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë ditës së sotme në një konferencë për media ka thënë se masat janë marrë dhe se do t’u dërgohen informacione për mbrojtje në spitale e shtëpi shëndeti