Mesazh

Davidi gjeti një mesazh në një shishe dhe mbeti pa fjalë: Djali i panjohur kishte një kërkesë të madhe, tani po e kërkon

Specialisti i komunikimit nga Malmo, David Heslefors, 52 vjeç, vuri re shishen e pazakontë në portin pranë universitetit ku punon, por nuk pati kohë të kontrollonte se çfarë ishte.

Disa ditë më vonë, shishja ishte ende duke lundruar pranë bregut, kështu që ai vendosi ta merrte atë. Mesazhi që lexoi i ndryshoi jetën.

Davidi gjeti tre fletë letre në shishe. Kishte një mesazh në njërën dhe vizatime interesante në dy të tjerat.

“Unë quhem Anton dhe jam shtatë vjeç. Kam edhe një motër të vogël”, shkruhej. “Nëse e gjeni këtë mesazh, më përgjigjeni në adresën e dhënë”.

Djali shtoi se ka një kërkesë të madhe, “Më duhet material për të bërë një varkë”.

Ai vizatoi se si duhet të duket një ditë anija me vela.

“Edhe si fëmijë, ëndërroja të gjeja një mesazh në një shishe. Isha i lumtur dhe i emocionuar në të njëjtën kohë. E kam lexuar letrën edhe për miqtë e mi”, shpjegoi David Heslefors.

Protagonisti i historisë planifikon t’i përgjigjet Antonit, i cili bëri një kërkesë të pazakontë, në verën e vitit 2022, raporton Bild.

“Ndoshta ka qenë me pushime, në Gjermaninë veriore, Suedi apo Danimarkë. Ndoshta ai hodhi një shishe atje. Ajo ishte e mbrojtur mirë, kështu që besoj se ai kishte ndihmë. Ndoshta stuhia e ka sjellë në port”, shpjegoi David.

Ai aktualisht është duke menduar se si të formulojë një përgjigje, me ndihmën e vajzës dhe kolegëve të tij.

“Mendoj se duhet të dërgoj edhe një dhuratë nga Malmö”, ka theksuar burri dhe besojmë se do të dëgjojmë më shumë për këtë rast të pazakontë.