David Phillips: Amerika mund ta sanksionojë Kurtin, është formë e presionit diplomatik

David Philiphs, profesor i njohur amerikan, ka dhënë një intervistë për Express, ku ka folur rreth situatës së fundit në veri dhe raportet mes Kosovës dhe ShBA-së.

Sipas Phillipsit, dëgjimi i këshillave amerikane, nuk e cenon sovranitetit e Kosovës.

Natyrisht, dëgjimi i këshillave nuk e cenon në asnjë mënyrë sovranitetin e Kosovës. Aktorët politikë të Kosovës e dinë se kanë nevojë për mbështetjen e Uashingtonit për të realizuar qëllimet e vendit.” – deklaroi Phillips.

Tutje, profesori amerikan foli edhe për mundësine e sanksioneve ndaj Kurtit, duke thënë se Departamenti i Thesarit mund ta bëjë të njëjtën gjë sikurse me politikanët e tjerë shqiptarë.

Është padyshim një formë presioni diplomatik. Megjithatë, Departamenti i Thesarit ka zbatuar sanksione ndaj politikanëve të tjerë shqiptarë dhe mund të bëjë të njëjtën gjë ndaj Kurtit.” – shtoi Phillips.