Futbollisti dhe këngëtarja

David Beckham tregon çelësin e suksesit për jetëgjatësinë e martesës

“Puna e vështirë”, është çelësi i suksesit të martesës së tij 19 vjeçare, thotë David Beckham.

Në një intervistë për Australian TV në shoun “The Sunday Project” ai thotë se është rritur duke injoruar gjërat negative që janë thënë për të dhe gruan e tij Victoria, transmeton Koha.net.

Çifti i famshëm anglez është “krenar për familjen” dhe kanë mësuar katër fëmijët – Brooklynin, Romeon, Cruzin dhe Harperin – për rëndësinë e punës së madhe.

“Mendoj se kur e njihni njëri-tjetrin mirë, dhe e di se ke miq dhe familje të mrekullueshme prapa jush, gjëja që duhet të bënim ishte të mbronim fëmijët tanë dhe jemi shumë krenarë për këtë familje”, ka thënë Beckham.

Ai shton se, “ne jemi punëtorë të mëdhenj dhe ndjejmë se kjo është mënyra më e mirë për t’iu dëshmuar fëmijëve tanë se ata duhet të punojnë shumë që të jenë të suksesshëm. Të jeni të martuar për kaq kohë sa jemi ne, është gjithmonë punë e vështirë, të gjithë e dinë këtë por e bëni të funksionojë”.