Ish-zëdhnësi i Qeverisë së Kosovës, kur ajo drejtohej nga Bajram Kosumi, Daut Dauti i ka ka quajtur dasmat neveritëse ka ka thënë vazhdohet përgjithmonë vendimi për të mos i mbajtur kurrë ato.

Dauti ka thënë se  ky vendim  duhet të mos shfuqizohet asnjëherë dhe sipas tij ky  është vendimi më i mirë që ka marrë ndonjë qeveri.

“Ky është vendimi më i mirë që ka marrë ndonjë qeveri deri sot.Këto, edhe ashtu, nuk kanë qenë dasma”, ka shkruar Dauti në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Vendimi për ndalimin e dasmave nuk duhet të hiqet kurrë. Ky është vendimi më i mirë që ka marrë ndonjë qeveri deri sot.

Këto, edhe ashtu, nuk kanë qenë dasma. Kanë qenë tubime neveritëse me muzikë shurdhuese e çoroditëse ku njerëzit hanin ushqim të keq, pretendonin se argëtoheshin, dhe e reklamonin statusin e tyre të rrejshëm shoqëror duke e nënçmuar njëri tjetrin me veshje, sjellje, etj.