Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: “Zajednica” do të jetë “bombë e kurdisur”, drafti i jep fuqi ekzekutive

Daut Haradinaj është shprehur i shqetësuar me përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit, të cilin e ka pranuar Qeveria e Kosovës. Ish-deputeti ka vlerësuar se dokumenti tregon për kompetencat e shumta ekzekutive që do t`i ketë Asociacioni.

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për pranimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka bërë me dije se draft-statuti i BE-së i jep kompetenca të shumta ekzekutive këtij mekanizmi.

Në këtë intervistë dhënë Nacionale, Haradinaj ka thënë se Asociacioni do të jetë një bombë e kurdisur brenda Republikës së Kosovës, e cila do t`i shkaktojë Kosovë dëme historike.

I ka humbur rruga në oborr, nuk e di as ku është. Me çuditin deputet e pozitës që heshtin. E shohin që një dem historik është duke i ardhur Kosovës dhe i mbyllin sytë para kësaj situate. Kjo pak është e çuditshme. Këtu nuk bëhet llaf për një kryeministër ose një asociacion të një kryeministri, po bëhet llaf për Kosovën. Ky Asociacion mendoj se do të jetë një bombë e kurdisur brenda Republikës së Kosovës. Sepse ne po iu japim fuqi ekzekutive, një far mini Republika Serpska është duke ndodhur në Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ajo ka vlerësuar se fakti që Qeveria nuk po e publikon draftin tregon shumë.

Sipas tij, kjo nuk po ndodh për faktin se drafti është i keq për Kosovën.

Fakti që nuk po e publikon po dihet që është një dokument që është ekzagjeru në dëm të Kosovës. Domethënë arsyeja e parë pse nuk po e publikon vet Qeveria është përmbajtja e draftit. Aq me tepër, kur dihet se drafti veç është publikuar nga Burim Ramadani, nëse është i vërtetë ai draft. Shihet që brenda atij drafti është një regres ose një goditje shumë më e madhe se sa pretendimet në 2015. Aty është përfshirë rezoluta 1244 e OKB-së, është eleminu Kushtetuta e Kosovës, iu kanë dhënë kompetenca esktreme ekzekutive Asociacionit”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Kurti, i cili vazhdimisht po pretendon se drafti është më i mirë se ata parapraket.

Ish-deputeti Haradinaj ka thënë se drafti është shumë i dëmshme për Kosovën se marrëveshje e vitit 2013 dhe ajo e vitit 2015.

Ky asociacion është shumë me i keq se sa pretendimet në vitit 2015. Vetëm shihe dokumentin sa rrallë herë shkruan shteti i Kosovës. Gabimi fatal është se kjo më nuk është më burim vetëm i institucioneve të Kosovës, por është në dorë të drejtpërdrejt të Qeverisë së Serbisë”, ka thënë ai, duke shtuar se më këtë Asociacion Serbia do të ketë qasje direkte në Kosovë.

Në atë kohë nuk ka pasur qasje direkte Serbia zyrtare. Më ketë Asociacion Serbia është pjesë përbërëse e udhëheqjes së këtij Asociacioni. Kompetencat që i ka ky Asociacion, nëse drafti i publikuar është i saktë, mendoj se i tejkalojnë ato pretendimet që thojke z. Kurti, se nuk e cenon Kushtetutën. Për këtë arsyeje edhe z. Kurti nuk po bahet burrë, në fakt edhe ashtu nuk është burrë, se është një far mashtruesi, por nuk po del me i shpjegu popullit çka ka pranuar? Çfarë obligimesh ka marrë ndaj bashkësisë ndërkombëtare?”, është shprehur Haradnaj.

Kurti nuk ka qeverisur, ka administruar

Haradinaj ka pasur kritika për Qeverinë Kurti edhe në aspektin e brendshme të qeverisjes.

Ai ka vlerësuar se për tri vite të qeverisjes kjo qeveri nuk ka nisur asnjë projekt madhor.

Kjo qeveri nuk ka qeverisur asnjë ditë në Kosovë. Kjo ka administruar dhe është sjell në formën më burokratike. Në formën qysh ka ardhur me sulme, me kritika për zyrtarë, për afera, këta vetëm i kanë avansuar njerëzit e njëjtë. Është e vetmja qeveri që ka dhënë mbi 70 milionë tenderë një burimor, që këto automatikisht isha dashtë me kanë raste për prokurorinë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, askush nuk mbanë mend ndonjë projekt të Qeverisë Kurti.

Ai ka theksuar se kjo qeveris do të mbahet në mend vetëm për pranimin e “Zajednicës”.

Kur të vet dikush si e mban mend këtë qeveri, kur ta kryen mandatin, kjo qeveri është Qeveria e Zajednicës. Pikërisht për atë që e ka kundërshtu dhe pikërisht për atë që janë vra dhe janë plagu njerëzit. Unë nuk e njoh ndryshe këtë qeveri, pos si qeveri e zbatimit të Zajednicës në Kosovë”, është shprehur Haradinaj.

Opozita duhet të jetë më unike

Ish-deputeti i AAK-së ka kritikua edhe partitë opozitare. Ai ka thënë se ato duhet të jenë më unike në raport me Qeveirnë Kurti.

Opozita është mirë me kanë unike në qëndrim, jo me dal dikush me thanë e pashë dokumentin e dikush jo, kur të gjithë janë kanë në një takim. Shihet që edhe opozita nuk është shumë e kjartë rreth kësaj situate”, është shprehur Haradinaj.

Ndër të tjera, ai ka thënë se PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja duhet të kërkojnë edhe ndihmën e SHBA-së.

Edhe në rast se z. Kurti e refuzon bashkëpunimin me opozitën me gjet forma tjerë. Është presidentja e Republikës që e ka obligim zbatimin e Kushtetutës dhe me kërku llogari prej presidentes. Pastaj, është mirë me kërku ndihmë prej Qunti-t. Pse mos me shku tre liderët e opozitës me u taku me ambasadorin amerikan me diskutu për këtë temë dhe me i thanë a mundesh me na ndihmu”, është shprehur Haradinaj.