Daut Haradinaj viziton Shpëtim Agushollin: Është inspirim për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj e ka vizituar sot invalidin e Betejës së Koshares, Shpëtim Agushollin.

“Shpëtim Agusholli është inspirim për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë. Plot 21 vjet i palëvizshëm nga plagët e luftës, por me shumë vullnet dhe energji ja del të jetojë në mesin e familjes dhe shokëve të tij që asnjëherë nuk lënë vetëm”, ka shkruar Haradinaj.

Shpëtim Agusholli u bë lajm një muaj më parë kur një përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje e ofendoi rëndë atë në rrjetin social Facebook.

Agusholli kishte reaguar përmes një postimit në faqen e tij personale pas ofendimit dhe përçmimit që morri nga një person me emrin Feim Sylka.

Lufëtari Agusholli, i cili la gjymtyrët në luftën për çlirim, pati shkrua: “Unë do të kalbem ne karroc, por do të jetoj aq gjatë sa ti mos ta arritesh vllaznim-bashkimin me serbin.”

Invalidi dhe veterani i luftës së UÇK-së, Shpëtim Agusholli, kishte reaguar ashpër pasi Qeveria i pranoi si donacion 1000 teste per koronavirus nga Serbia.

“Trus në kolicë edhe kalbu”, ka qenë komenti skandaloz, fyes, makabër i Feim Sylkes në njërën prej mediave në drejtim të luftëtarit shqiptar Shpëtim Agushollit.