Daut Haradinaj viziton bashkëluftetarin e tij të shtrirë në spital

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Daut Haradinaj e ka vizituar sonte bashkëluftetarin e tij, Zhujë Hamzaj, i cili është i shtrirë në spital.

“Sonte e vizitova bashkëluftëtarin e dalluar Zhujë Hamzaj, që është edhe vëllai i gazetarit të mirënjohur Bardh Hamzaj që u nda nga jeta para pak vitesh. I impresionuar me vullnetin për jetë dhe shumë i vendosur për ta kaluar këtë sfidë. Shëndet Zhujës”, ka shkruar Haradinaj. /Ballkani.info/

loading…