Daut Haradinaj: Vendimi i parë si kryetar do të jetë shkarkimi i Hajrije spikericës dhe 16 të tjerëve që marrin rroga e nuk shkojnë fare në punë

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, i ftuar në një emision televiziv, duke iu përgjigjur analistit Shkëlzen Gashi në pyetjen se cili do të jetë vendimi i parë i tij nëse zgjidhet kryetar i Prishtinës.

Haradinaj, duke iu përgjigjur Gashit ka thënë vendimi i parë i tij si kryetar do të jetë shkarkimi i Hajrije spikericës dhe 16 të tjerëve që marrin rroga e që nuk shkojnë fare në punë.