Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj është takuar me shefin e Ushtrisë së Kosovës, Gjeneral Rrahman Ramën dhe kolegë të tjerë. Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Rastësisht pas raportimit në Komision, e takova mikun dhe shefin e ushtrisë Gjeneral Rrahman Ramen me kolegë. Një histori e suksesit është ushtria jonë, që po dëshmon se është në rresht me ushtritë aleate të botës”, ka shkruar Haradinaj.







