Daut Haradinaj: Urimi im veçmas për shokët e luftës që sot janë në Hagë

Deputeti i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka zgjedhur një fromë krejtësisht ndryshe për të uruar për këtë vit të ti. Në urimin e tij Haradinaj, ka në fokus bashkëluftëtarët e tij që janë në Hagë.

Urimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Po e mbyllim një vit aspak të lehtë por të bindur se viti që po vjen të na gjejë të bashkuar dhe të vendosur për një shtet të fortë për të gjithë.

Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës ky Vit i Ri. Veçmas, urimi shkon për miqtë e mi që sot nuk janë në Kosovë, me bindje të plotë që do të dalim triumfiues; Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Nasim Haradinaj, Jakup Krasniqi, Hysni Ngucati dhe Sali Mustafa-Cali.

Gëzuar!