Daut Haradinaj: Të gatshëm të përkrahim çdo iniciativë në kryeqytet për menaxhimin e situatës nga reshjet e sotme

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj i gatshëm të përkrahë çdo iniciativë për menaxhimin e situatës në kryeqytet pas reshjeve të sotme.

Haradinaj ka thënë se reshjet e sotme kanë shpërfaqur edhe një herë problemin e madh që ka Prishtina në menaxhim të situatave të tilla.

Ai ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës dhe institucionet që të bëjnë matjen e dëmeve sa më shpejtë dhe të bëhet sanimi i tyre.

Postimi i plotë:

Te gatshëm të përkrahim çdo iniciativë në Kryeqytet për menaxhimin e situatës nga reshjet e sotme!

Reshjet e shiut sot në Prishtinë, shpërfaqin edhe njëherë problemin e madh që ka Kryeqyteti në menaxhimin e situatave të tilla. Duke e parë që edhe në vendet më të zhvilluara ka probleme të tilla, ne duhet të punojmë shumë herë më shumë për gjetjen e një zgjidhje afatagjatë të këtij problemi.

Thërras Komunën e Prishtinës dhe institucionet qendrore që të bëjnë matjen e dëmeve të sotme sa më shpejtë dhe të bëhet sanimi i tyre.