Daut Haradinaj takon Ulpian Kocin, ushtarin shembull të Kosovës

Ish komandanti i UÇK-së, tash shef i grupit parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj, sot e ka takuar një ushtar të ri të Kosovës.

Bëhet fjalë për Ulpian Kocin, të cilin Haradinaj e ka përshkruar si ushtar shembull dhe djalosh që ndjek traditën.

Ulpiani së shpejti pritet të shkojë në SHBA, më konkretisht në shtetin Iowa për të ndjekur shkollimin më të avancuar ushtarak. /Ballkani.info/