Sonte deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, bashkë me Tomën, u mikpriten nga kryetarët e nëndegëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Lugun e Drinit.
Në krye me Simon Përlaskën, Anton Palucën, Mark Gjinajn, Gjon Dedën, Lon Ndrecën, Gustin Tomajn, Gjon Mirditën, Vilson Zefin, Gustin Ndoven, Martin Dulajn, Pal Simonin dhe Gjon Avdiun, strukturat e partisë në këtë zonë shprehën hapur mbështetjen e tyre për kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj.
Në postimin e tij, Haradinaj falënderoi përzemërsisht kryetarët e nëndegëve për përkrahjen dhe qëndrimin e tyre të qartë në mbështetje të Elezajt, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe angazhimit të përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të Klinës.
Ky takim shihet si një konsolidim i mëtejshëm i strukturave lokale të AAK-së, në prag të sfidave politike që e presin partinë dhe komunën në të ardhmen.







