Daut Haradinaj takim spontan me aktivistë të AAK-së në Pejë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, sot është takuar me disa aktivistë të AAK-së në Pejë, në krye me Ali Berishën.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ky takim ka qenë spontan.

“Takim spontan me disa nga aktivistët e AAK-së në Pejë, në krye me Ali Berishën”, shkruan Haradinaj.