Daut Haradinaj s’ka të ndalur, ia merr VV-së një aktivist të rëndësishëm në Prishtinë

Daut Haradinaj po vazhdon vrullshëm me aktivitet politik ndryshe nga të tjerët. Deputeti i AAK-së po i takon veç e veç shumë aktivistë si të partive tjera, po ashtu edhe të painkuadruar politikisht, dhe të njëjtit po i sjellë në parti.

Siç ka bërë ditëve në vazhdim, Haradinaj edhe sot është përkujdesur që partisë t’ia sjellë edhe një aktivist.

“Sot e takova Atdheun, një djalë i ri dhe shumë energjik i cili përfaqëson një grup të rinjve në kryeqytet e që deri tani kanë ushtru aktivitet në subjekte tjera. Tani e tutje do jetë aktiv në radhët e AAK-së.
Suksese Atdhe”, ka shkruar Haradinaj.

E Atdheu, merr vesh Ballkani.info deri më sot ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktivist shumë i angazhuar i kësaj partie. /Ballkani.info/

loading…