Daut Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen e heroit Ymer Alushani

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij, sot ishin për ngushëllime në familjen Alushani, e cila humbi dy anëtarë të familjes.

“Sot ishim në nderim të familjes Alushani, e cila Kosovës i dha heroin e kombit Ymer Alushani.

Ndarja nga jeta e vëllaut e pastaj edhe nënës së Imerit ka prekur thellë zemrat e çdo shqiptari”, ka shkruar Haradinaj.