Daut Haradinaj: Sektori i bujqësisë do të ketë kujdes të veçantë në qeverisjen e Aleancës

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka prezantuar kandidatin e radhës për Asamble në Kryeqytet, Jeton Hotin.

Haradinaj tha se së bashku me Jetonin, do t’i kushtojnë rëndësi të veçantë sektorit të bujqësisë, pasi që sipas tij, ka kohë që është lënë anash.

“Sektori i bujqësisë në Komunën e Prishtinës është temë që duhet të ketë kujdes të veçantë nga qeveria lokale dhe qendrore. Në 41 fshatrat e Kryeqytetit duhet të ketë fond shtesë në kulturat bujqësore, pasi dihet se kjo ndikon direkt në cilësinë e jetës dhe ju ndihmon zonave rurale që të kenë zhvillim të hovshëm”, tha Haradinaj.

“Deri më tani kjo kategori ka mbetur e harruar!Sot, në emër të kësaj kategorie e kam nominuar fermerin e suksesshëm nga Taslixhja, Jeton Hoti që krahas punës në bujqësi po jep kontribut edhe në sensibilizimin e kësaj kulture.Me Jetonin në Asamblenë e Prishtinës kërkesat dhe shqetësimet e fermerëve do të trajtohen me prioritet.Suksese Jeton”, citoi Haradinaj.