Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka publikuar një fotografi nën shoqërinë e bashkatdhetarëve atje.
Ai ka thënë se shqiptarët e Zvicrës dhe diaspora në përgjithësi, janë shtyllë e lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë. Haradinaj është shprehur se diaspora shqiptare ka luajtur rol të rëndësishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Sonte me miq dhe kontribues të mëdhenj të Kosovës në vigjilje të përvjetorit të pavarësisë. Shqiptarët e Zvicrës janë shtyllë e lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë, ashtu si shumë e shumë tjerë nga diaspora jonë në gjithë botën.
I nderuar me mikpritjen e Ismet Bajramit dhe shumë bashkëvendasve që ishin prezent.
Gëzuar 14 vjet shtet ![]()







