Daut Haradinaj prezanton një nga kandidatët e AAK-së për deputet

Edhe pse data e zgjedhjeve të përgjithshme në vend nuk është bërë e ditur, partitë tashmë kanë filluar fushatën zgjedhore.

Madje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë zbuluar edhe një emër të ri, kandidat për deputet nga kjo parti.

Sami Cacaj është kandidat për deputet në listën e AAK-së, për zgjedhjet e përgjithshme.

Daut Haradinaj nga kjo parti tha se Cacaj është familjar i dëshmorit Nagip Cacaj.

Postimi i plotë:

Sami Cacaj, njëri ndër njerëzit më meritor të luftës dhe paqes, familje e nderuar e dëshmorit Nagip Cacaj.

Kandidatura për deputet e Sami Cacajt është vlerë e shtuar për AAK-në.

Na priftë e mbara Sami!