Daut Haradinaj prezanton kandidatin për deputet nga Kamenica

Ish deputeti i AAK-së dhe zyrtari i lartë i kësaj partie, Daut Haradinaj e ka prezantuar kandidatin për deputet të kësaj partie nga Kamenica.

Bëhet fjalë për Faton Jakupin, aktualisht nënkryetar i Komunës së Kamenicës.

“Në Kamenicë me kandidatin për deputet Faton Jakupi. Ju priftë e mbara në rrugën e përbashkët për shtet 100%”, ka shkruar Haradinaj.

Afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ nga partitë dhe koalicionet për zgjedhjet e 6 tetorit, është sonte në mesnatë. /Ballkani.info/

loading…