Daut Haradinaj prezanton aderimin e ri, është Arlind Limani, i diplomuar në SHBA

Zyrtari i lartë i AAK-së dhe ish deputeti, Daut Haradinaj ka njoftuar edhe për një aderim të rëndësishëm në këtë parti.

Bëhet fjalë për Arlind Limanin, i cili ka studiuar në SHBA.

“Me njeriun i cili iu bashkua rrugëtimit tonë 100% Shtet. Me Arlind Limanin i cili i përfundoi studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Universitetin “Eastern Michigan University”. Me vlera të tilla s’ka dyshim që vendi ynë ka perspektivë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj. /Ballkani.info/

loading…