Daut Haradinaj: Po punojmë që të dalim partia e parë, AAK i ka kalu 20 deputetë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se partia në të cilën bën pjesë ai kurrë më e fortë se tash nuk ka qenë.

“Jemi duke punuar shumë që të dalim partia e parë në zgjedhje. Natyrisht duhet të jemi të hapur edhe për koalicione parazgjedhore me këdo që shohim potencial për t’i fituar zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj.

Ai njëkohësisht i ka falemnderuar dhe i ka përgëzuar të gjithë ata aktivistë qoftë ata të nivelit lokal qoftë ata të nivelit qëndror të cilët e bëjnë punën shkëlqyeshëm që AAK të ketë besimin e qytetarëve, shkruan Ballkani.info.

I pyetur për largimin dhe rikthimin në AAK të Donika Kadajt, Haradinaj ka thënë se ajo dhe të tjerët janë kthyer edhe më të fuqishëm në parti.

“Ju siguroj se AAK sot i ka kalu 20 deputetë”, ka thënë deputeti Haradinaj. /Ballkani.info/