Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj e ka përkujtuar sot gjeneral Skënder Çekun në 21 vjetorin e rënies.
Haradinaj ka bërë homazhe te varri i ti në Gllogjan.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Sot në 21 vjetorin e rënies së heroit Gjeneral Skënder Çekut, bëmë homazhe tek varri i tij.
Skënderi ishte vizionar i pashoq në përpjekjet tona për liri dhe jo rastësisht ai ishte i pari që e nisi mobilizimin dhe fortifikimin e magjistrales Pejë-Deçan .
Bombardimi i madh që bëri Serbia dhe luftimet frontale, e lanë të plagosur rëndë Gjeneralin famëmadh Skënder Çekun. As përpjekjet e mëdha të mjekëve nuk arriten ta shpëtonin.
Po këtë ditë u plagos rëndë Binak Dina, ai humbi tërësisht dorën.
Në ditën e përgjakshme u plagosën edhe shumë tjerë, por plagë të rënda mori edhe Gani Elezi që ende rënkon nga plagët.
Kjo betejë e larë me gjakun e viganëve të kombit tonë do mbahet në kujtesën tonë si njëra nga ngjarjet që edhepse me humbje, e mposhti regjimin Serb.
Lavdi Gjeneral Skënderit dhe gjithë atyre që e nderuan kombin dhe atdheun me jetën e tyre.
DH









